Jennifer Lopez dhe Alex nisin sfidën më të re

jennifer-lopez-alex-rodriguez.jpg

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez sapo kanë nisur një sfidë të re.

Harrojeni sfidën #10yearchallenge dhe nisni sfidën e Jlo.

Ata nisën një plan dietal ku për 10 ditë nuk duhet të konsumojnë sheqer dhe karbohidrate.

Jlo në ditën e tretë të dietës së saj duket paksa e nervozuar.

Dieta po ndikon ndjeshëm në disponimin e saj, që ka thënë se është shumë e uritur dhe me këtë rast dështoi që të buzëqeshë para paparacëve.

“Unë vërtet besoj se kur kujdeseni për veten dhe punoni që të qëndroni të shëndetshëm, ju po ashtu jeni më të kujdesshëm ndaj atyre që duani. Kështu që për mua është pa dyshim prioritet puna në fitnes”, u shpreh Jlo

Kështu është shprehur Jennifer për revistën prestigjoze Hello./real-news.tv

Burimi:Hello Magazine

scroll to top