Jennifer Lopez flet për gjetjen e dashurisë

Këngëtarja, aktorja dhe nëna e dy fëmijëve binjakë, Jennifer Lopez rrëfen se si e gjeti dashurinë dhe si i mbijetoi 30 viteve në biznesin e shfaqjeve.

Në një interviste për Harper Bazar Jennifer Lopez shfaqet në qendër të kopertinës së famshme dhe ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj private.

Pjesmarrja e saj e fundit në filmin “The second act” i cili është shfaqur këto ditë edhe në kinematë tona ishte një sukses më vete.Por aktorja ka folur për këtë ekperiencë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për të që të shfaqej me jelekët blu në dyqanin ku i duhej të aktronte pasi turmat e njerëzve të cilët vinin për të blerë ishin realë dhe shpesh dëgjoheshin duke pëshpëritu: Jlo është këtu!

Gjatë gjithë karrierës së saj Lopez ka luftuar me paparacët dhe presionin e vazhdueshëm për të shqyrtuar jetën e saj private.

Një pamje më e saktë e yllit vjen nga aktorja Leah Remini, shoqja më e mirë e Lopez në aktin e dytë dhe në jetën reale.

“Kur e takova së pari Jennifer [në 2004], ajo ishte në një premierë filmike. Ndërsa iu afrova asaj, unë isha si: ‘Oh, Perëndia ime, ajo është mahnitëse’. Dhe mendova, ‘Epo, ndoshta ajo është memece apo e vetëpërmbushur, ndoshta nuk do të ketë një ndjenjë të humorit’.Kështuqë iu afrova asaj edhe i thashë :Dreqin ti je shumë e bukur! Dhe ajo nisi të qeshë, ndërkohë unë mendova:Oh domethënë edhe ti paske një ndenjë humori!

Shumë eksperienca të veçanta Jlo i ndau në këtë intervistë në lidhje me filmin e saj të fundit por nuk mund të anashkalohej dhe jeta e saj private dhe lidhja me Alex Rodriguez.

Jennifer u shpreh se:

“Është vetëm fillimi. Për mua marrëdhëniet kanë pasur shumë ulje ngritje dhe problematika të tilla, por kjo lidhet vetëm me mua. Askush nuk është fajtor që nuk është në jetën time. Duhet të mësosh të duash veten plotësisht që të të dojë dikush. Unë këtë kam arritur dhe jam në kulmin e dashurisë. Jam shumë e kompletuar dhe e lumtur dhe në një vend më të mirë sot se dikur”,-u shpreh aktorja. 

Jlo zbuloi se është e dashuruar marrëzisht por që për të fejesa është larg./real-news.tv

Burimi: Harper Bazar

Foto: Camilla Akrans

Lër një koment