Jennifer Lopez publikon intervistën me fëmijët

Screenshot_17-7.jpg

Jennifer Lopez ka dhënë ndoshta intervistën më të veçantë të jetës së saj.

Në kanalin e saj në YouTube ajo ka publikuar  një video ku shfaqet së bashku me binjakët  Max dhe Emme, të cilët i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. Një ndër to ishte me faktin sesi J.Lo u ndje ku zbuloi se nuk ishte një, por dy fëmijë që ajo po priste.

“Kur kuptova që isha shtatzënë isha në Portugali dhe po bëja një show të madh. Në një moment ulem të bëj grimin dhe ndjej sikur kisha një flutur në stomak. Menjëherë më shkoi në mendje që mund të isha shtatzënë, sikur e ndjeva. Shkova tek doktori dhe bëra kontrollet e nevojshme, megjithëse barku im ishte shumë i sheshtë. Doktori më bëri eko dhe më tha: ‘E shikon atë që duket si një bizele e vogël është fëmija yt. E shikon atë tjetrën dhe ai është fëmija yt’. Isha e shokuar, por shumë e lumtur. Po qeshja si e çmendur”,-tregon Jennifer Lopez.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303