fbpx

Jens Stoltenberg: NATO nuk kërkon Luftë të Ftohtë me Rusinë

belgium-nato-russia-82760-jpg-2cb04-c0-292-3253-2188-s885x516-770x450.jpg

Me rastin e 70-vjetorit të  krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg, tha se NATO nuk dëshiron një garë të re armatimesh apo ndonjë luftë të re të ftohtë me Rusinë.  Ai shtoi mes tjerash se do të mbrohet nëse është e nevojshme.

“NATO-ja do të ndërmarrë gjithnjë masat e nevojshme për të garantuar një bisedim të besueshëm dhe efikas”, tha Jens Stoltenberg  gjatë fjalimit para Kongresit amerikan në Uashington.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump vazhdimisht ka vënë në dyshim efikasitetin e NATO-s, ndërsa ka bërë thirrje që vendet e tjera aleate të japin më shumë fonde dhe SHBA të mos mbajë peshën kryesore në financimin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303