Jep dorëheqjen ambasadori britanik në SHBA

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kim Darroch ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve në distancë me presidentin Donald Trump.

Lajmin e konfirmon zyra e punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e quajti dje një ‘budalla të madh’, ambasadorin britanik pas daljes së disa email-eve ku ai e përshkruante Presidentin amerikan si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.

Ndër të tjera, në komunikimin me qeverinë e tij ambasadori e cilësonte Trump një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”.

Sipas njoftimit të Zyrës së Punëve të Jashtme pas këtyre publikimeve, ambasadorit ju bë e pamundur vazhdimi i detyrës.