fbpx

Jep dorëheqjen Arben Malaj: Do përballem ndershmërisht me shpifjet

malaj.jpg

Arben Malaj njofton dorëheqjen nga posti i Konsullit të Nderit të Austrisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale. Madje, Malaj tregon se shkak për këtë vendim është një angazhim më i plotë dhe i drejtpërdrejtë në sfidat politike.

“Të nderuar miq, ndjej detyrim të ndaj me ju faktin se prej datës 18 korrik 2019 vetëm tre ditë pasi 28 deputetë të Partisë Socialiste ndërmorën një insiativë jo ligjore dhe joprofesionale për shkarkimin nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, per tu përballur ndershmërisht dhe pa asnjë kufizim me këtë shpifje, i paraqita Dr. Alexander Schallenberg, Ministrit Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, dorëheqjen si Konsull Nderi i Republikës së Austrisë për Shqipërinë Jugore.

Arsyeja kryesor është një angazhim më i plotë dhe i drejtpërdrejtë në sfidat politike të vendit tim. Dorëheqja synon edhe eliminimin e çdo kufizimi nga statuset e nderit që të “kufizojnë” t’i shërbesh me dashuri dhe përkushtim vendit tend, në çdo kohë dhe në çdo angazhim publik apo politik”, shkruan ndër të tjera Malaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303