fbpx

Jep dorëheqjen Arben Vitia

arben.jpg

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është shprehur se Arben Vitia do të japë dorëheqjen nga posti asamblistit në Prishtinë. Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit e që nuk ka arritur të bëhet asamblist.

“Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, është shprehur Lahu në T7.Kujtojmë se Arben Vitia as sot nuk është parë në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku u bë edhe pranimi i detyrës nga kryetari i ri Përparim Rama. Në zgjedhjet lokale të këtij viti, ai përpos që ka qenë kandidat për kryetarë të komunës së Prishtinës, ka qenë edhe në listën e LVV për asamble komunale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303