28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen edhe zyrtari i tretë i lartë i Pentagonit

spot_img

Shefi i Personelit të Departamentit të Mbrojtjes, Kevin Sweeney, ka dhënë dorëheqjen, një muaj pas largimit të Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis. Kundëradmirali tha në një deklaratë se “është koha e duhur për t’iu kthyer sektorit privat”.

Ai është tani zyrtari i tretë i lartë i Pentagonit që ka njoftuar dorëheqjen, pasi Presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat amerikane duhet të largohen nga Siria. Zyrtarët kanë thënë se nuk ka ndonjë afat për kthimin e trupave.

Kundëradmirali Sweeney e ka mbajtur postin e tij për dy vjet, që nga janari 2017. Në një letër dorëheqjeje, ai thoshte se kishte qënë nder, të shërbente bashkë me kolegët e tij në deparlament, por nuk e përmendte Trumpin.

Sipas BBC, largimi i tij e shton ndjenjën e pasigurisë që rrethon politikat e jashtme dhe të mbrojtjes së administratës Trump që nga nga shpallja e befasishme e tërheqjes së planifikuar nga Siria, thonë analistët.

Të martën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të fillojë një turne njëjavor në Lindjen e Mesme, për të siguruar aleatët në rajon./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat