fbpx

Jep dorëheqjen kryeministri, akuzohet se ka vrarë gruan e parë

00551241_5945305ac8df37658697169f722a3dff_arc614x376_w735_us1.jpg

Kryeministri i një prej vendeve afrikane, Lesothos, ka dhënë së fundmi dorëheqjen.

Thomas Thabane, akuzohet për vrasjen e gruas së tij Dipolelo, Zonjën e Parë të Lesothos, e cila u vra përpara shtëpisë tre ditë pas fitores zgjedhore dhe kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike.

Kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike. Çifti kryeministror ishte në proces divorci pikërisht për një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të dytë, Maesiah, që Thabane ka martuar kohët e fundit.

Protestat kanë qenë të shumta edhe brenda partisë së tij muajt në vijim, dhe kanë shtrënguar Thabane  të japë dorëheqjen, zyrtarisht “nga lodhja për shkak të moshës”.

Dorëheqja do të pranohet nga mbreti Letsie III, dhe qeveria do të kalojë në duart e njërit prej ministrave, ai i Financave, Moeketsi Majoro.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303