Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman, ka lajmëruar se do të japë zyrtarisht dorëheqjen.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri në një konferencë për shtyp, ku tregoi se dorëheqja do të paraqitet në seancën parlamentare që do të mbahet nesër.

Në deklaratën e tij, kryeministri ka thënë: “Unë do doja të theksoja se gjatë tre viteve të punës sime në qeveri, nuk ndihem i turpëruar pasi kam arritur të mbaj përgjegjësitë e mia, dhe bashkë me ekipin tim kemi përballuar  sfidat dhe krizat  me të cilat u përballëm”.

Dorëheqja e tij vjen pas betimit të presidenti i ri Zelensky, i cili u zotua se do të shpërndajë parlamentin, duke kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Ditën e djeshme, gjatë ceremonisë së betimit, presidenti i ri lajmëroi shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai i bëri thirrje deputetëve të japin dorëheqjen.

Presidenti i sapo zgjedhur, gjatë fushatës së tij u zotua të luftojë ashpër korrupsionin dhe deklaroi se nuk mund ta bëjë këtë gjë me ekipin e paraardhësit të tij.

Gjithashtu, Zelensky i ka bërë thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.

“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.

“Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”./real-news.tv/