Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit britanik

Barcow.jpg

Kryetari i parlamentit britanik, John Bercow, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryetar i parlamentit dhe si deputet në zgjedhjet e ardhshme ose më 31 tetor, cilado që të vijë e para.

Duke folur në parlament, Bercow tha se mandatit të tij 10-vjeçar po i vjen fundit dhe se ai e kishte “nder dhe privilegj të madh” të shërbente në parlament.

Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme, ai tha se 31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”.

Barcow pasoi të ndjerin Michael Martin si kryetar parlamenti në 2009.

Ai është përballur me kritika të ashpra nga mbështetësit e Brexit, të cilët kanë vënë në dyshim paanshmërinë e tij për çështjen e Evropës dhe pretendojnë se ai ka lehtësuar përpjekjet e deputetëve kundër një dalje pa marrëveshje.

Ai gjithashtu është kritikuar që nuk ka bërë më shumë për të trajtuar akuzat e ngacmimit në Dhomën e Komunëve.

Barcow është akuzuar për keqtrajtim të disa anëtarëve të stafit të tij, të cilin ai e mohon./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303