29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen ministrja e dytë në qeverinë kanadeze

spot_img

Ministrja e Thesarit, Jane Philpott që ishte përgjegjëse për shpenzimin e qeverisë ka dhënë dorëheqjen, duke i dhënë edhe një goditje tjetër kryeministrit Justin Trudeau pak kohë para zgjedhjeve, të cilat sondazhet thonë se Trudeau mund t’i humbë.

Philpott deklaroi se nuk ishte e lumtur me mënyrën se si qeveria u ishte përgjigjur pretendimeve se zyrtarë kanë bërë presion mbi ish ministren e drejtësisë, Jody Wilson-Raybould, për t’i ndihmuar firmës gjigante të ndërtimit Lavalin Group që të evitojë gjykimin për korrupsion. “Fatkeqësisht kam humbur besimin në mënyrën se si qeveria e ka trajtuar këtë çështje. Kam ardhur në përfundim se duhet të largohem nga pozita e anëtares së kabinetit”, ka deklaruar Philpott.

Kryeministri Trudeau ka deklaruar se është një humbje e madhe, por se e kupton ish ministren për vendimin e saj.

“Jam i dëshpëruar, e kuptoj vendimin e saj për t’u tërhequr. Dua ta falënderoj atë për shërbimin e saj. Ajo punoi pa pushim për të arritur ndryshim transformues. Ne do ta vazhdojmë punën e nisur.”, tha Justin Trudeau.

Kjo është dorëheqja e dytë pas skandalit qeveritar që përfshiu edhe ish ministren e drejtësisë, Jody Wilson- Raybould në lidhje me akuzat për korrupsion./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat