fbpx

Jep dorëheqjen pak para vettingut kryetarja e gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Durrës, zbulohet arsyeja

dore.jpg

Kryetarja e Gjykatës së re të Rrethit Gjyqësor në Durrës Joana Qeleshi ka dhënë dorëheqjen për shkak se do të angazhohet në sektorin privat.

Kryetarja e Gjykatës së rrethit Gjyqësor në Durrës shprehet që i është dhënë mundësia për të punuar në sektor privat.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”, shkruan ajo tek letra e dorëheqjes.

Ndërkohë kujtojmë se Joana Qeleshi nuk e ka kaluar ende vettingun. Një vit më parë KLD ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra, Joana Qeleshin, për shkak të një vendimi të dhënë lidhur me pronësinë e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri.

Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303