fbpx

Jep dorëheqjen Sekretari i Mbrojtjes i SHBA

mattis.jpg

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Jim Mattis ka paraqitur dorëheqjen nga administrata Trump.

Kjo erdhi një ditë pas njoftimit të diskutueshëm të presidentit që trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria.

Në letrën e tij, gjenerali Mattis nënkuptonte se largimi i tij ishte shkaktuar nga dallimet e politikave që kishte me Trump.

Një numër anëtarësh të lartë të partisë republikane të presidentit kanë parë lajmin për dorëheqjen e gjeneral Mattis me shqetësim.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha se ishte “i shqetësuar” që dorëheqja ishte për shkak të “dallimeve të mprehta” që Mattis kishte me presidentin.

Trump nuk e ka përcaktuar menjëherë pasardhësin e Mattis, por tha se dikush do të emërohej së shpejti.

Advertisement

Largimi i sekretarit të mbrojtjes është i fundit në një linjë të gjatë të dorëheqjeve dhe shkarkimeve që kur administrata e  Trump mori detyrën.

Në letrën e dorëheqjes, Mattis njofton se do të jetë në detyrë deri në muajin Shkurt, duke i dhënë kështu mjaftueshëm kohë presidentit Trump për të gjetur zëvendësuesin e tij./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *