“Jep dorëheqjen sot…”. Ish-deputeti i PS kërkesë të fortë Ramës

Vendimi negativ për negociatat ka sjellë pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve. Ish-deputeti i PS Andis Harasani ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës nga kreu i qeverisë.

“Jep dorëheqjen sot. Më mirë. Të paktën të mbahesh mend për diçka të mirë”, shprehet Harasani përmes një postimi në rrjetet sociale, një ditë pas vendimit negativ në KE për negociatat.

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian diskutuan mbrëmjen e djeshme për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca vuri veton për integrimin e Shqipërisë, e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, me Spanjën skeptike ndaj Shqipërisë. Këto vende kanë pasur kritika të shumta ndaj Shqipërisë, lidhur me numrin e lartë të azilkërkuesve, krimin, korrupsionin dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor.