Jep lajmin e shtatzënisë, por sa muajshe është Miriam Cani?

albani.png

Miriam Cani dhe bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj, zbuluan në skenë gjatë koncertit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Së fundmi, në një prononcim për “Revista Class”, artistja Miriam Cani ka bërë të ditur se ajo sapo ka përfunduar 3-mujorin e parë të shtatzënisë.

Mirëpo, për detaje të tjera si për shembull gjinia e bebushit të dytë Skënderaj duket se do të duhet të presim edhe pak, pasi vetë Miriami është shprehur se është ende herët.

Dy artistët e njohur që celebruan në martesë dashurinë  e tyre vetëm pak javë më parë në Maldive në një ceremoni tepër intime, janë gjithashtu prindër të vogëlushes Ameli, e cila është 3 vjeç. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303