Jepen masat për 3 të arrestuarit e protestës në Fier

policia-fier.jpg

Ditën e sotme, Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 3 të arrestuarit e protestës së opozitës që u zhvillua në qytetin e Fierit. Për Pëllumb Isufajn, i cili është punonjës bashkie dhe që qëlloi me gur një efektive policie, u vendos masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’. Ndërkohë, për dy të arrestuarit e tjerë u vendos masa ‘Detyrim paraqitje’.

Nga ana tjetër, mësohet se punonjësi i Bashkisë, Pëllumb Isufaj është arrestuar edhe më parë. Sipas Newsbomb.al, 56-vjeçari është kapur në maj të 2017-ës, ku asokohe ishte përgjegjës për zyrën përmbarimore në qytetin e Fierit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303