Jepet çmimi Nobel në letërsi, për këtë vit dhe vitin e kaluar

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha austriakut Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk, pasi çmimi nuk u dha vitin e kaluar për shkak të një skandali seksual dhe konfliktit të interesit që u zbulua në radhët e anëtarëve të Akademisë.

Lajmi sapo u njoftua në Twitter nga “Nobel Prize”.

Çmimi iu akordua shkrimtarit austriak Peter Handke, me motivacionin “për një punë me ndikim e cila, me mjeshtëri gjuhësore, ka eksplozuar konturet dhe veçantinë e eksperiencës njerëzore.”

Shkrimtares polake Olga Tokarczuk çmimi iu akurdua me motivacionin “për një imagjinatë narrative që, me pasion enciklopedik, paraqet kapërcimin e kufijve si një formë jete”.