Jetë luksoze falë “babushave”

Një 26-vjeçare nga Zelanda e Re, e cila është pasuruar falë parave që i japin burrat e moshuar dhe të pasur, ka rrëfyer gjithçka mbi jetën e saj luksoze që bën falë bujarisë së atyre që quhen “babushat”.

Brooke West tregon se “babushat” i njeh duke punuar në një klub striptizmi, por nënvizon se nuk ka asgjë seksuale mes saj dhe atyre.

“Nuk bëhet fjalë për seks, thjesht për shoqëri. Të shkosh me para me meshkujt është prostitucion. Ata duan shoqëri, por ka rrezik që të bëhen edhe shumë posesivë ndaj teje. Duhet të dish ta menaxhosh situatën. Nëse unë nuk ndihem mirë me ndonjërin prej tyre, e heq nga lista e “babushave”. Kur janë të mirë, të ndihmojnë që të arrish shumë gjëra në jetë”, tregon Brooke.

26-vjeçarja thotë se “babushat” e saj i paguajnë pushimet ose i blejnë parfume dhe këpucë. Sigurisht, ka nga ata që nuk e vrasin mendjen për dhurata, por i japin para’ të thata.

br1 br2 br3 br4 br5 br6 br7 br8 br9 br10 br11
<
>

Lër një koment