fbpx

Jetonte i vetëm në një banesë me qira në Sarandë, 54-vjeçari gjendet i djegur. Çfarë dyshohet

zjarrfikese.jpg

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1.

Mësohet se shtetasi Stefan Kosta, është gjetur i djegur.

Ai jetonte i vetëm në një banesë me qira, pasi ishte i divorcuar.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin banesës. Aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303