fbpx

“Jo dorën jo…Zotin me veten”/ Rama gati sa nuk ‘rrëzohet’ në rrugën me kalldrëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë së fundmi në Krujë së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ata vizituan Kalanë e Krujës, ku Rama dhe Margariti po flisnin për planet e investimeve.

“Besoj se ka hapësirë për ti ndihmuar këto të zonave turistike. Agroturizmi po zhvillohet se skishim më parë. Edhe në pikat që kemi ndërhyrë po zhvillohen, se është e gjitha ekonomi.

Të organizojmë një plan të përbashkët me bashkinë, për të nxitur njerëzit. Të bëjmë gjithë sistemimin e njerëzve nëpër shtëpia. Kemi mundësinë t’u japin një shtysë tjetër. Shyqyr që po mbaron ujësjellësi. Do shkojmë atje.

Krahasuar me 5 -6 vjet më parë Kruja është qytet tjetër. I njëjti nga larg por kur vjen është qytet tjetër”, ka thënë Rama mes të tjerash.

Ndërkaq ndërsa po ecte kryeministri për një moment gati sa nuk rrëzohet.

“Jo dorën jo dorë, distancën. Maskat brenda distancën jashtë dhe zotin me vete”, tha Rama në momentin që u përshëndet qytetari e teksa i fliste këtij të fundit, ia mori ana.

Momenti ku ia merr ana në minutën 8:44.

🏰 Në Kalanë e Krujës ku kanë nisur ndërhyrjet shpëtuese dhe restaurimet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.Paketa e shpëtimit të monumenteve të dëmtuara, e cila financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të përveçëm, do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore, për t'i bërë ato më të vizitueshme dhe më të qëndrueshme edhe financiarisht🇦🇱🇪🇺

Geplaatst door Edi Rama op Dinsdag 15 september 2020