‘Jo’ hapjes së negociatave, Soreca ka një kërkesë të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Luigi-Soreca-e1562139864590-770x433.jpg

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me vendimin negativ për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shkruan se dy shtetet nuk janë fajtorë dhe më tutje ai kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos heqin dorë derisa të bëhen pjesë e BE.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë … Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë shqiptar dhe maqedonas: ju lutem mos hiqni dorë … Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së”, shkruan Soreca.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303