fbpx

“Jo maska sipër njëra-tjetrës për tu mbrojtur nga COVID-19”, ISHP tregon se ç’duhet të dini

Të gjithë po përpiqemi të mbrohemi nga koronavirusi, duke mbajtur maskë në fytyrë dhe doreza në duar.

Por ISHP ka bërë ditën e sotme edhe një sqarim mjaft të rëndësishëm.

Gjithashtu ISHP bën me dije se: Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

“Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes). Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura)”, sqaron ISHP.