Jo pushtim/ Lavrov tregon synimin e Rusisë ndaj Ukrainës: Duam të çlirojmë njerëzit nga shtypja

lav.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference për media ka qënduar në të njëjtën linjë me Vladimir Putin teksa tha se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por  ta “çmilitarizojë” atë.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkupton se vendi nuk mund të quhet demokratik.

“Putin mori vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën, për të çliruar qytetarët nga shtypja, në mënyrë që ukrainasit të mund të përcaktonin lirisht të ardhmen e tyre”, tha Lavrov.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303