fbpx

“Jo receta në Whatsapp”. Manastirliu i bën thirrje e fortë të gjithë qytetarëve: Ju lutem…

manastirliu-2-600x338-1.jpg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë, ajo ka treguar se do të ndiqen dy skema mjekimi që do të rimbursohen falas.

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Më tej, ajo i është rferuar dhe rcetave të mjekëve që qarkullojnë në “whatsappet” e pacientëve.

“Një thirrje për të gjithë qytetarët, komunikoni direkt me mjekun e familjes. Nëse ende nuk jeni njohur me mjekun tuaj të familjes, një telefonatë tek 0800 40 40. Lutem shumë qytetarëve, po dhe ju si mjek familjeje duhet të bëni një punë shumë të madhe. Nuk vlejnë recetat e whatssup-it, lidhuni me mjekun tuaj”, tha Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303