Jo vetëm fansat edhe aktorët i japin lamtumirën “Game of Thrones”

E gjithë bota i dha lamtumirën serialit më të famshëm “Game Of Thrones”.

Pas tetë vitesh pritje më në fund çdo gjë u zbulua në serinë e fundit e cila u dha dje.

Shumë njerëz por edhe të famshëm kanë reaguar në lidhje me fundin e serialit, për disa ishte një surprizë e bukur por për disa ishte zhgënjyese.

Jo të gjithë e donin përfundimin e serialit të tillë por lidhur me fundin e serialit më të famshëm në botë lamtumirë i kanë dhënë edhe aktorët.

Aktorja Emilia Clarke, nëna e dragoit Daenerys, një nga aktoret kryesore në serial u shpreh:

“Faleminderit të gjithë njerëzve edhe pse nuk i njoh na kanë lejuar të luajmë këto lojëra dhe të tregojnë këto histori. Fansat më dhanë një identitet që nuk e kisha”, tha Clarke.

John Bradley falënderoi të gjithë ata që besonin në Samwellin. Christofer Hivju se është duke u kënaqur me rolin e Tormundit, përndryshe një nga personazhet e preferuar mes tifozëve.

“Duke qenë pjesë e kësaj është një përvojë që ka ndryshuar jetën time, por gjithçka ka mbaruar, dhe kështu është edhe loja e fronit”, tha ai.