21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Jo vetëm kombëtare të ndryshme, tani edhe dëmtojnë njëri-tjetrin

spot_img

Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, zgjodhi pak kohë më parë të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare duke e refuzuar kështu kombëtaren shqiptare. Kështu që u bënë vëllezërit e dytë pas Granit dhe Taulant Xhakës që luanin për flamujt të ndryshëm.

Por këtë radhë vëllezërit Ajeti e panë veten përballë njëri-tjetrit, në kampionatin zviceran. Arlind dhe Albian Ajeti ishin në fushë në ndeshjen Gras’hopers-Basel, por fati rezervoi një të papritur të hidhur për futbollistin e kombëtares kuqezi. Arlind Ajeti nuk do të mund të luajë futboll për pjesën e mbetur të vitit 2018, pasi u dëmtua nga vëllai i tij, Albiani. Pas një përplasjeje midis tyre, mbrojtësi i Shqipërisë pati dhimbje dhe shtrëngoi shpatullën duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Ai u rifut në lojë, por e pati të vështirë që të luante në përfundim të pjesës së parë, si pasojë e dhimbjeve të shumta. Kështu, stafi vendosi që ai të mos vazhdonte. “Kjo është një situatë mjaft e sikletshme dhe më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur që të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse është e shkruar, ne do të takohemi përsëri 20 herë, dy herë apo asnjëherë. Por, kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, tha Albiani.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat