fbpx

Joe Biden ngatërron Trump me George Bush, bashkëshortja e korrigjon live (Video)

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar kundërshtarin e tij në Twitter pasi ky i fundit e ka ngatërruar me George Bush.

“Joe Biden më thirri George dje. Nuk i kujtohej emri im. Mori ndihmë nga spiranca për ta vazhduar intervistën. Fake Neës Cartel po punon jashtë orarit për ta mbuluar atë!”- shkroi ai.

77-vjeçari po u fliste përkrahësve në një komunikim virtual i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Biden dukej se pengohej me fjalët e tij ndërsa ai tha se stafi i fushatës demokrate po luftonte kundër “katër viteve të tjera të George”.

Gruaja e tij,Jill më pas duket se e korrigjoi atë në heshtje nën zhurmën e saj, dhe Biden u kthye duke thënë “Trump”.

 

Më poshtë gjeni videon në linkun e youtube: