Johnny Depp në një romancë të re me modelen gjermane 24 vite më të re

Johnny-Depp-Sophie.jpg

Aktori i famshëm i hollivudit Johnny Depp po përflitet për një lidhje të re me modelen gjermane.

Aktori thuhet se po kalon një romancë me modelen gjermane dhe yllin e “Made In Chelsea” Sophie Hermann.

Depp thuhet se po del me fashionisten, 33 vjeç, pasi e ka takuar atë në hotelin e Londrës, The Corinthia.

Sipas burimeve, Johnny dhe Sophie – e cila jeton në Londër dhe është shfaqur në Made In Chelsea që nga viti 2013 – u takuan fillimisht në fillim të këtij viti.

Shtypi gjerman raporton se, Sophie e la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e rrëshqiti midis telave të kitarës së tij. Pas këtij gjesti ai e telefonoi dhe folën shumë në telefon.

Aktualisht, aktori Depp është përfshirë në një betejë ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard dhe “The Sun”, në Gjykatën e Lartë në Londër gjatë verës.

scroll to top