fbpx

Johnson: Askush nuk e ndalon daljen nga BE në 31 tetor

boris-2-8.jpg

Boris Johnson ka thënë se ai “nuk do të pengohet nga askush” për të larguar Britaninë e Madhe nga BE në 31 tetor.

Kryeministri tha se ai është optimist për të arritur një marrëveshje të Brexit, dhe shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të largohet brenda afatit “çfarëdo që të ndodhë”.

Megjithatë, negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier tha se ai nuk kishte “arsye për të qenë optimist” për arritjen e një marrëveshje.

Johnson do të takohet me të dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker të hënën për bisedime.

Komentet e kryeministrit vijnë pasi parlamenti britanik miratoi një ligj duke e detyruar atë të kërkojë një shtyrje të afatit të Brexit.

Sipas ligjit, Johnson duhet t’i shkruajë BE-së më 19 tetor për të kërkuar tre muaj shtyrje të afatit, përveç rastit nëse ai kthehet me një marrëveshje – e cila më pas duhet të aprovohet nga deputetët.

Por, pavarësisht ligjit të ri, Johnson tha se ai më mirë vdes sesa të kërkojë një tjetër shtyrje të afatit për tu larguar nga Bashkimi Evropian./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303