fbpx

“Johnson e meritonte koronavirusin”, vjen reagimi i fortë

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ndodhet në terapi intensive në spital për shkak të koronavirusit.

Shumë prej politikanëve kanë shprehur mbështetjen por ndryshe nga të gjithë kryetarja e qytezës Heanor në rajonin e Derbyshire Sheila Oakes ka bërë një koment skandaloz, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Johnson,

Oakles është pjesë e Partisë Laburiste, aktualisht në opozitë, ka bërë komente, që po konsiderohen të tmerrshme për kreun e qeverisë britanike.

Gjithsesi, ajo kërkoi falje më vonë për këtë deklaratë që ka bërë. Një zyrtar i Partisë Laburiste deklaroi se sjellja e Oakles është totalisht e papranueshme dhe nuk ka lidhje me laburistët. Ndërsa, ofendime ndaj Johnson ka pasur edhe në rrjetet sociale, madje edhe me fjalë banale.