fbpx

“Joker”, filmi i ndaluar për minorenët me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

Filmi ‘Joker’ i Todd Philips me Joaquin Phoenix vazhdon të mbushë plot kinematë.

Një sukses ndaj publikut dhe kritikës, që ka bërë të fitojë mbi 788 milionë dollarë në të gjithë botën. Bëhet fjalë për filmin, të ndaluar për minorenët, me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave.

Phoenix ka rrëfyer ndërkohë se ajo, që sipas tij ishte “një nga skenat më të mira të filmit (ku në qendër është Arthur Fleck dhe Randall) nuk është montuar në versionin final dhe, në linjë me politikën e Todd Phillips, nuk do dalë kurrë për publikun.