“Jonida i ‘maste b*thët’. Ja kush është Prezantuesja që ‘vodhi zemrën’ e Florit

Një video trazoi showbizzin shqiptar në të cilën shfaqej Jonida Maliqi duke i shtrënguar të pasmet Flori Mumajesit. Fill pas përhapjes së videos, Jonida Maliqi shpalli zyrtarisht ndarjen nga aktori i humorit Romeo Veshaj.

Por ndërkohë, Flori Mumajesi po përflitet për një lidhje me moderatoren e njohur kosovare Liberta Spahiu.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje që është bërë kryefjala e mediave rozë.

Ndonëse ata s’kanë reaguar dhe e mohojnë se ka diçka më shumë se miq mes tyre, por takimet dhe postimet nëpër rrjetet sociale kanë treguar të kundërtën.
Liberta ka organizuar një festë për 35-vjetorin e saj të lindjes dhe mes gjithë të ftuarëve ka qenë edhe Flori Mumajesi.

Ndërkohë është vënë re se gjatë festës Flori Mumajesi ka kërcyer me Libertën, ku nga fotot ata janë shfaqur shumë të lumtur krah njëri tjetrit. Ndonëse e kanë mbajtur të fshehtë për kaq kohë , por ky “kërcim dashurie” në ditëlindjen e Libertës nënkupton se dyshja janë bashkë.