Gati 2 javë më parë moderatorja, Jonida Shehu, zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Së bashku me partnerin e saj, ajo u izolua në shtëpi. Moderatorja tregoi pas infektimit se nuk ndihej shumë keq, por gjëja që e shqetësonte më shumë ishte ankthi.
Ndërkohë ajo ka dalë nga izolimi, sepse në testin e fundit që ka bërë ka dalë negative.
Jonida ka publikuar një video duke udhëtuar me makinë, teksa sot i është rikthyer punës.
“Që nga e shtuna kam qenë negative dhe mund të them se ka qemë një betejë e kaluar me sukses., sepse gjatë këtyre 2 javëve nuk kam pasur shumë probleme. Kam ndjekur këshillat rigoroze të mjekëve dhe përveç terapisë së vitaminave e lëngjeve që rekomandohen nuk kam marrë asgjë tjetër shtesë. Analizat e ditës së 14 dolën shumë mirë, që do të thotë se unë nuk pata nevojë për skaner apo grafi”, tregoi moderatorja ditën e sotme.
Gazetarja theksoi se gjithë të infektuarit duhet të ndjekin me kujdes vetëm këshillat e mjekëve dhe të askujt tjetër, sepse njëri organizëm ndryshon nga tjetri.