fbpx

Jonny Depp padit Amber Heard për shpifje

depp-Heard.jpg

Johnny Depp ka ngritur një padi ndaj  ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, duke e paditur atë për shpifje dhe ka kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Aktori pretendon se akuzat e abuzimit të ish-gruas së tij ishin “një mashtrim ” raporton The Telegraph.

Një përfaqësues ligjor i Heard iu përgjigj lajmit menjëherë, duke i thënë revistës People se “veprimi i pavlerë” është një “ngacmim i pabazë dhe i vrazhdë” ndaj aktores – duke shtuar se “ajo nuk do të heshtë”.

Besohet se Depp nisi çështjen në përgjigje të një artikulli që Heard shkroi për Washington Post në dhjetor, ku ajo ka folur për dhunën fizike dhe seksuale.

Depp akuzon Heard se ka lëshuar “deklarata të rreme” në mënyrë që “të përparojë në karrierën e saj”, duke shtuar: “Znj. Heard nuk është viktimë e abuzimit në familje, ajo është kryerëse”. Gazetat gjithashtu pretendojnë se Depp “sapo ka marrë videot e kamerave të vëzhgimit”, të cilat “përfundimisht hedhin poshtë” akuzat për abuzime.

Heard paraqiti kërkesën për divorc nga Depp në maj të vitit 2016, kohë kur kërkoi edhe urdhër ndalimi për aktorin Depp, pas akuzave se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Në gusht të vitit 2017, çifti arriti një marrëveshje jashtë gjykatës dhe lëshoi një deklaratë të përbashkët, duke e quajtur marrëdhënien e tyre “intensivisht pasionante dhe, herë pas here, të paqëndrueshëm, por gjithmonë të lidhur me dashuri”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303