fbpx

Jorida Tabaku publikon shifrat dhe lëshon akuzat e forta: Peshqesh i qeverisjes Rama

tabaku.jpeg

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku me anë të një statusi në Facebook teksa publikon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, ku rezulton se janë larguar 219 mijë persona, thekson se ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 azilkerkues! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit kerkojne azil që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 azilkerkues janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan ish-deputetja Tabaku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303