Jozefina Topalli bën deklaratën e papritur për PD: E kam mbrojtur dhe me kallash te koka…

jozefina-topalli.png

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë disa deklarata të papritura lidhur me PD-në në “Vizion Plus”. Ajo ka thënë se e ka mbrojtur partinë edhe me kallash te koka si dhe ka rrëfyer pengun e saj më të madh së fundmi.

Jo vetëm kaq, por Topalli ka thënë se nuk beson te kundërshtari i saj politik, Edi Rama por as te Ilir Meta.

 Kur kishim ëndrra dhe kishte idalizëm unë isha vetëm kur shkoja në jug të mbroja partinë demokratike, jo me fjalë me vepra, jo një herë po muaj të tëra dhe me kallash te koka. Sot ajo nuk është partia demokratike që unë kam ëndërruar dhe kur e them këtë më beso se është një dhimbje e madhe, janë 20 vite të jetës sime investim tek ajo forcë politike nga e cila shumica e viteve kanë qenë në opozitë. Unë flas me fakte nuk flas me fjalë, unë dua që të këtë një parti demokratike, kur them demokratike me parimet e partisë, ajo mund ta ketë emrin ndryshe “Lëvizja për Ndryshim” dhe e ka pikërisht ashtu për të sjellë ndryshimin, për të sjellë ca vlera demokratike, për të sjellë besimin te njerëzit, për të sjellë shërbimin ndaj interesit publik dhe jo interesit privat. Unë nuk besoj te partia e kunatit sikurse nuk besoj te kundërshtari im politik, Edi Rama apo Ilir Meta.

Së fundmi, ajo tha se nuk mund të jetë peng i askujt.

Unë nuk mund të shkoj pas partisë së kunatit dhe dua të jem e vërtetë me veten time dhe shqiptarët. E kam thënë dhe do e them unë nuk mund të jem peng i kryetarëve, i asnjërit, përsa kohë unë do të kem liri, unë do të them atë që mendoj dhe e vërteta ime, është liria ime. Nëse në jetën time politike kam pasur disa vendime të forta, dhe kam patur vendime të forta, edhe kur kam qenë në opozitën e parë, edhe kur kam qenë kryetare e parlamentit, edhe kur kam qenë në parlament e rrethuar me krim, është për shkak se gjërat i kam thënë dhe bërë ashtu sic unë i kam besuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303