Jozefina Topalli jep lajmin e hidhur dhe tregon ‘pishmanin’: S’mora dot pjesë në ceremoninë mortore pasi…

ndahet.jpg

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej demokratëve më të denjë, Pal Rupaj.

Teksa iu shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, Topalli bën të ditur se nuk ka marrë dot pjesë në ceremoni për shkak se ka pasur raste me COVID në familjen e saj.

Postimi i plotë:

Pal Rupaj u nda dje nga jeta.

Ndjeva dhimbje kur mora vesht lajmin , sepse me Palin me lidhin vite te shumta pune e betejash.

Pal Rupa ishte nje nder njerezit më me karakter qe kam njohur. Nje demokrat i vendosur, I pa komprometuar, i ndershem dhe konseguent ne vlerat e parimet e demokracise.

Gjithmone me buzeqeshje e fjalen e  mire, optimist e human.

I shpreh familjes ngushellimet me te thella.

Me vjen keq qe per shkak te covidit qe kam patur ne familje nuk isha e pranishme ne dhenien e lamtumires.

Pushofte ne paqe!

scroll to top