fbpx

Jozefina Topalli publikon foton mes Azem Hajdarit dhe Berishës, thumbon Lulzim Bashën

Teksa mbushen sot 22 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zgjedhur të publikojë një foto ku qëndron mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por Topalli nuk ka hezituar të japë edhe mesazhin e radhës duke shkruar: “Kur kishim opozitë”.

Topalli bën “nul” kësisoj opozitën e sotme të Lulzim Bashës të cilin e ka akuzuar se ka dobësuar Partinë Demokratike dhe hapur ka thënë se ajo nuk kthehet në PD, sa kohë aty të jetë Basha në krye.