Ju dalin akne gjatë verës? Zbuloni çfarë po bëni gabim

Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, tek vajzat, por edhe tek djemtë! Ndaj, sezoni i verës mund të jetë një nga ato faktorët nxitës që ndikon direkt tek shfaqja e tyre. Faktorët që favorizojnë? Djersa, papastërtitë, pluhuri, etj. Ekspertët e bukurisë sapo kanë ndarë katër gabimet e zakonshme që të gjithë ne bëjmë gjatë verës me aknet, ndaj bëni mirë që t’i kushtoni rëndësinë e duhur dhe të mos i neglizhoni.

Nuk po lani me kujdes këllëfët e jastëkëve dhe çarçafëve

Ju nuk mund ta kuptoni, por edhe lëkura juaj e larë lë baktere në jastëk”, thotë Dr. Desai Solomon, një dermatolog i certifikuar në New York. Lëkura jonë mbledh baktere dhe vaj gjatë verës, prandaj është e rëndësishme që t’i ndërroni shpesh çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve për të shmangur kontaktin e poreve me papastërtitë dhe bakteret.

Nuk e pastroni fytyrën në mënyrën e duhur

“Mbajini poret tuaja të pastra duke e larë fytyrën dy herë në ditë me një pastrues që përmban 0.5 deri në 2% acid salicilik”, thotë Dr. Desai Solomon për StyleCaster. Për të përdorur pastruesin tuaj siç duhet, ajo këshillon ta masazhoni atë në fytyrën tuaj me majat e gishtave dhe ta lini produktin për të paktën një minutë në lëkurë përpara shpëlarjes. Kjo lejon që përbërësit aktiv të depërtojnë në lëkurën tuaj

Po përdorni kremin e gabuar kundër diellit gjatë përditshmërisë tuaj.

“Përpiquni të shmangni kremrat SPF që janë të bazuara në oksid zinku dhe okside titani”, thotë Dr. Harth për StyleCaster. Këto kremra janë të trashë dhe lënë një shtresë të bardhë në lëkurën tuaj. Kjo mund të çojë në bllokimin e poreve. /real-news.tv/