fbpx

“Ju jeni TAP-TOPI”. Rama fyen deputetët e opozitës, proteston Kujtim Gjuzi, ndërhyn shpejt Ruçi

rama-7.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa po mban fjalën në Parlament, ka sulmuar dh fyer deputetët e opozitës. Ai i ka konsideruar deputetët e opozitës parlamentare si “Tap-Topi”.

Fjala e Ramës u prit me protestë nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili doli përpara për t’a ndërprerë, por u ul nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Debati në Kuvend: 

Edi Rama: Bëhuni bashkë me opozitën jashtë parlamentare dhe hiqni tabelën e shumëzimit. Liberalizoni aritmetikën. Se kështu siç vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë që ta bësh të bardhën të zezë, aritmetikën subjektive. Cfarë mund të bëni më shumë sesa të çlironi shqiptarët nga stresi i aritmetikës. Më besoni që jeni të besueshëm, kur ju të thoni që nuk duam një tabelë të unifikuar shumëzimi, pjestimi, mbledhje zbritje, jeni të besueshëm. Se jeni tap-topi. Mezi ju kemi, shqiptarët janë më të mençur sesa ju, ne dhe secili. Jeni disi më të mirë se ata.

Rama: O Gramoz po ça është ky mo?

Gramoz Ruçi; Zoti Gjuzi të tërheq vëmendjen, do të të nxjerr jashtë nga salla.

(Gjuzi flet në këmbë)

Ruçi: Po flet nga vendi, nuk lejohet zotëri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303