fbpx

Ju kujtohet Mimoza Llastica? Zhaklina jep lajmin e mirë, ja ndihma e madhe që po vjen drejt Shqipërisë…

postim-1.jpg

E mbani mend aktoren që ka luajtur Mimoza Llasticën? Zhaklina Dhimojani ka bërë me dije sot në rrjetet sociale të një ndihme që po vjen drejt Shqipërisë nga Zvicra.

Janë krevatë, komodina dhe material të tjera që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë për situatën e COVID-19. Por, edhe një autoambulancë, autotransporter për persona me aftësi të kufizuar, dy minibusë dhe dy autransporter e 50 laptopë. Vec këtyre, për Ministrinë e Mbrojtjes do të vijnë edhe 2 zjarrëfikëse moderne që do të përdoren për emergjenca.

Vetë Zhaklina Dhimojani e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke futur edhe fotot e gjithë kësaj ndihme që vjen për Shqipërinë.

Postimi i Zhaklina Dhimojani Blättler

Të dashur miq, jam e lumtur të  ndaj me ju një lajm  të mirë.

Sot nisem nga Berna/Zvicra një  karvan me ndihma që konsistojnë në krevate, komodina dhe inventarë të ndryshëm që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për situatën emergjente të COVID-19. Gjithashtu, për këtë ministri shkojnë edhe 1 autoambulancë, 1 autotransporter për persona me aftësi të kufizuara, 2 minibusë/ dhe 2 autotransporter, 50 laptopë.

Këtij karvani i bashkohen edhe 2 zjarrfikëse me destinacion Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat do të përdoren gjatë emergjencave.

postim 1 postim 2 postim 3 postim
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303