fbpx

“Ju lutem më tregoni…”. Këngëtarja shqiptare pyet fansat dhe tregon përjetimet pas Covid: Ndjej një shije të tmerrshme

eni.jpg

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi tregoi se e ka kaluar koronavirusin duke mos patur asnjë shqetësim. Mirëpo, mesa duket ajo po i përjeton problemet tanimë pasi e ka kaluar Covid-19.

Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303