“Ju lutem merrni masa”. Basha shkon në Progradec, bën thirrjen e fortë: Mbrohuni sepse…

basha-3.png

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se ndodhet në Pogradec ku ka zhvilluar takime me pronarë të disa bizneseve. Ai deklaron se situata ku ndodhet vendi ynë është e rëndë dhe iu bën thirrje qytetarëve që të ruhen vetë nga virusi se qeveria sipas tij, nuk ka asnjë plan dhe është e dorëzuar.

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe situata e COVID-it, ndaj, dua t’ju përsëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambiente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore  të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/294705121902538/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303