TË FUNDIT

“Ju lutem verifikojeni”. Ish-ministri nxjerr foton dhe bën thirrjen e fortë: Kjo vaksinë është e skaduar

Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një postim së fundmi në rrjetin social Facebook ku flet për situatën e vaksinimit në Vlorë.

Ai pretendon se vaksina mund të jetë e skaduar. “I lutem cilitdo gazetar ta verifikojë këtë gjë.  Njëkohësisht prokurorit të Vlorës, i lutem ta verifikojë këtë gjë”, bën thirrje Manjani.

Postimi i Manjanit

Dikush sapo më solli këtë foto, që më përshkruan se është bërë sot tek qendra e vaksinimit në Vlorë.

Nëse është kështu, siç tregon foto, vaksina është qartësisht e skaduar. Injektimi i kësaj vaksine në trup është minimalisht i paefektshëm, maksimalisht i rrezikshëm.

I lutem cilitdo gazetar ta verifikojë këtë gjë.

Njëkohësisht prokurorit të Vlorës, i lutem ta verifikojë këtë gjë.

Pavarësisht skepticizmit tim personal mbi vaksinën, lutem të mos jetë e vërtetë që njerëzve u injektojnë vaksina të skaduara!

Po institucionet publike duhet të marrin përgjegjësinë ligjore ta verifikojnë e nëse del e vërtetë ta ndalojnë këtë poshtërsi e të ndëshkojnë përgjegjësit.

Vaksinimi anticovid/ Ylli Manjani nxjerr foton dhe lëshon thirrjen

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat