fbpx

“Ju lutemi që të gjithëve që..”, familja Rama jep mesazhin pas humbjes së nënës

Kryeministri Edi Rama sot humbi nënën e tij, Anetën, ku edhe bëri një postim mjaft prekës për të. Jo vetëm kaq, por së bashku me vëllanë  e tij, Olsin, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve.

Kjo, për shkak te masave që duhen respektuar në luftën ndaj Covid-19.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames:

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama