“Ju q*** listën e dasmës”, shpërthen Stresi pasi mediat i publikuan videon me një vajzë

Reperi Stresi ka qenë në fokus të medieve rozë që pas lajmit se ai dhe partnerja e tij, Keisi janë ndarë. Ditën e djeshme shtypi rozë publikoi videon e Stresit duke u puthur me një vajzë në club dhe duket se kjo gjë  si ka pëlqyer fare këngëtarit.

Ai ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” në mënyrë shpërthyese dhe mjaft negative ndaj lajmit të djeshëm.

“Jeni shumë media fundërrina ju media rozë, ju q*** listën e dasmës, nuk guxon robi të dal nga shtëpia”- shkruan ai duke postuar lajmin se ai ishte parë në klub me një vajzë tjetër.