fbpx

“Ju q*fsha Greqinë, mua s’më plas fare”, zbardhet deklarata e Maguire pas sherrit në Mykonos

Është zbardhur deklarata e Maguire pas sherrit të bujshëm në Mykonos, ku u tha se ishin përfshirë edhe disa shqiptarë.

Mirëpo, një oficer policie ka bërë me dije se kapiteni i Manchester United ka sharë policinë greke me fjalë të rënda.

“Ju q****a të gjithë, q***i, ju q****a policine greke, ju q****a Greqine, ju q****a civilizimin grek, mua nuk me plas.’’- tha oficeri.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar, shoferi që shoqëronte Maguiren ka theksuar se futbollisti sulmoi oficerin e policisë, e shtyu larg, dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke e lënë me enjtje.

‘’Sulmoi oficerin. Ai e shtyu atë larg dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke i shkaktuar ënjtje.’’- tha dëshmitari i dytë.