fbpx

“Ju qofshi se si i…”. Dhëndri i nxjerr sekretet në emision këngëtarit Stefi

Dy vëllezërit korçarë kanë qenë dje të ftuar në emisionin ‘Rudina’ për të folur mbi projektet e tyre më të reja “Digje sonte” një bashkëpunim me Gëzim Metën dhe “Aj aj aj”, një bashkëpunim me Gerta Mahmutaj dhe Herbert.

Ashtu siç dihet, Gëzim Meta është edhe dhëndri i Stefit. Ai është i martuar prej disa vitesh me vajzën e tij, Marian.

Në një video surprizë në studion e “Rudinës”, dhëndri i Stefit tregoi tre “sekrete” për vjehrrin e tij të cilin e cilëson edhe si shok.

“Stefin përveçse vjehërr e kam edhe shok, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Do doja të kujtoja momentet e zgjimit në mengjes gjatë e karantines kur me zgjonte me telefon ose me ndonje story duke më bërë tag.

Stefi është shumë i kujdeshëm për shëndetin, unë dhe Maria marrim shumë këshilla. Sa herë na sheh që hamë ndonjë gjë, na thotë ju qofshi si i hani këto. Gjithashtu është shumë funny. Kur jemi në makinë Stefi hap sytë e thotë sa këmbët të rëndë ka ky djalë. Kur jemi për qejf me thotë makina mund të ecë edhe më ngadalë”, u shpreh Gëzim Meta.