Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Berlin. Një makinë ka hyrë me shpejtësi pranë zyrave të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe është përplasur me murin rrethues.
Ngjarja ndodhi në mëngjes ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Mbi makinë shkruhej me shkronja të bardha: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve” dhe në anën tjetër: “Ndaloni politikën e globalizimit“.